“Rrypa me lëkurë kualitative, shall për femra, xhempera, jakne, këpucë, uniforma e këmisha”, janë disa nga produktet që Ministria e Arsimit e udhëhequr nga Arbërie Nagavci ka blerë për stafin e vet. Rrobat e blera janë për dimër e verë. Afro 7 mijë euro i ka kushtuar Nagavcit që ta vesh stafin e vet me buxhet të shtetit.
Gazeta Insajderi
Ministria e Arsimit me datën 4 të këtij muaji ka nënshkruar një kontratë prej 6 mijë e 696 euro për “blerjen e uniformave për asistentët e transportit dhe recepsionistët”.
Operatori Ekonomik që e ka fituar këtë tender është “Naim Shuki B.I”
Në dosjen e tenderit të nënshkruar janë cekar edhe detaje specifike për të gjitha produktet që janë blerë.
Këto janë produktet e blera nga Ministra e Arsimit sipas kontratës:
“Uniform elegante për administratë – Verore dhe dimërore për Meshkuj’.
‘Uniform elegante për administratë – Verore dhe dimërore për Femra”.
“Jakne e dimrit për meshkuj dhe femra”.
“Këmisha verore dhe dimërore për meshkuj dhe femra”.
Xhampera për meshkuj 12 copë, xhampera për femër 2 copë.
Kravata për meshkuj 12 copë. Shall për femra 2 copë.
Përshkrimet më të detajuara të produkteve më lart:
“Këpucë verore dhe dimërore për meshkuj”.
“Këpucë verore dhe dimërore për femra”.
Si dhe, për fund janë blerë edhe “12 rrypa për pantollona të meshkujve nga lëkura kualitative”.
Dhe “dy rrypa për pantollona të femrave nga lëkura kualitative”.
Përshkrimet më të detajuara të produkteve më lart:
Insajderi.org