Kampionia Olimpike e Kosovës, Majlinda Kelmendi, është sportistja më e komentuar për suksesin e saj në sportin e xhudos.
E ftuar në emisionin “Sui Generis”, Kelmendi rrëfeu për momentet e saj që kur hyri në gara, e që nuk ishin fare të leha. Gara e ardhshme për kampionën e xhudos do të jetë vitin e ardhshëm në qytetin e Tokios, që sportistja tani vec se ka filluar me përgatitjet e saj.
E pyetur nga moderatorja se kënd e sheh kundërshtarin më të madh, ajo është përgjigjur: “Të jesh përsëri kampione olimpike e botës është shumë e vështirë por asgjë nuk është e pamundur”, është shprehur kampionia.
Tutje ajo ka thënë se janë disa garuese shumë të mira në kategorinë e saj, por kush është kundërshtari më i madh i kampionës?
Këtë e kuptoni në intervistën e bashkangjitur nga minuta e 28:30.