×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Këndim live në studio, përleshje me protestues: Besnik Tahiri kopjon shefin e tij

    Insajderi
    16 November 2020 - 23:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, duket se po kopjon shefin e tij, liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

    Ngjashëm sikur Haradinaj, edhe Tahiri përveç që është përleshur sot me protestuesit ashtu siç bënte shefi i tij sa ishte në krye të ekzekutivit, ia ka thënë edhe këngës në një emision televiziv.

    Tahiri, gjatë ditës së sotme pati një zënkë me protestuesit e Telekomit të Kosovës.

    Teksa ata ishin në protestë, kërkesave të tyre iu përgjigj Tahiri, i cili në një moment u bë nervoz kur dikush thirri ‘hajna’ dhe  ai ua ktheu se hajna janë vetë ata.

    “Për ata që po thonë hajna, unë ju këqyri në sy, jeni ma hajna se unë krejt. Unë nuk jam hajn, jam njeri përfaqësues”, tha Tahiri.

    Njësoj sikurse Tahiri sot, reagonte edhe Haradinaj në kohën sa ishte kryeministër.

    Haradinaj në 2017-në, doli para protestuesve që ishin familjarëve të grupit të “Kumanovës”, dhe në një moment kur ai ishte duke folur dikush dëgjohet duke thënë diçka. Haradinaj, menjëherë i përgjigjet atij duke i thënë: “E ti që po bërtet, mshele pak”, i tha njërit që fliste me megafon.

    Kjo nuk ishte e tëra gjatë asaj proteste, ish-kreu i Qeverisë, pati edhe një situatë tjetër, kur njëri nga protestuesit e pyeti atë se a është ky sport i rënd për të. E, Haradinaj i tha atij që nëse është i sporteve të rëndë le të urdhëron.

    Këto nuk janë të vetmet të përbashkëta që kanë Haradinaj dhe Tahiri.

    Të dy kanë kënduar në studiot televizive.

    Haradinaj, dihet që nuk ka emision televiziv që nuk ka kënduar. Kënga më e dashur për të ishte “Ka po shkon moj Zanë” por edhe këngëve të tjera ua thotë lideri AAK-së.

    Ndërsa, Tahirin deri më tash e kemi dëgjuar vetëm në një emision të këndojë. Ai ka kënduar këngën “Kur nata Korçën e mbulon” në emisionin Oxygen.

    Ndryshe nga Haradinajn, që e kemi parë duke kënduar edhe në dasma, Tahiri ende nuk e ka bërë këtë.

    Ofendimet e protestuesve dhe këndimi nëpër emisione duket se janë dy të përbashkëtat të zëvendëskryeministri dhe ish-kryeministri i Kosovës të cilët vijnë nga e njëjta parti, AAK./ Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark