Këngëtarja Genta Ismajli së fundmi ka bashkuar idetë për projektin e ri muzikor me këngëtarin Marseli.
Kënga “Ça me bo” është pëlqyer shumë nga publiku dhe këtë e dëshmojnë edhe klikimet.
“ÇA ME BO 10 MILLION NË YOUTUBE 🙏 PËR NJË MUAJ Faleminderit të gjithëve 🙏☺️❤️”, ka shkruar Genta pranë një postimi të fundit në llogarinë e saj në Instagram.
Sa i përket jetës private, këngëtarja po e shijon lidhjen e dashurisë me turkun, Usta, i cili shihet se është tejet i dashuruar në Gentën.
Ata me ndjekësit po ndajnë imazhe të ndryshme ku së bashku duken tejet të lumtur.