×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Këngët pro Putinit të tifozëve të Fenerbahces – presidenti i klubit turk refuzon të kërkojë falje

    Insajderi
    30 July 2022 - 17:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dinamo Kievit eliminoi Fenerbahcen në raundin e dytë eliminator të Ligës së Kampionëve, ku ukrainasit fituan si mysafir 2-1 për të kaluar tutje, ku do të takohen me Sturm Graz në raundin e tretë.

    Ndeshja u zhvillua të mërkurën në “Ulker Stadyumu”, dhe u ndoq nga 40 mijë tifozë turq, të cilët mbështetën ekipin e zemrës deri në fund, por goli i parë i Dinamos zemëroi keq një pjesë të tyre.

    Në stadium nisën të dëgjoheshin kore pro Vladimir Putinit, veprim që ka shkaktuar trishtim tek ukrainasit, por që u kritikua edhe nga tifozë të tjerë të Fenerbahces.

    Goli i parë i Dinamos u pasua nga thirrjet pro presidentit të Rusisë, emër që shkakton neveri, dhimbje dhe urrejtje në kampin kundërshtar.

    Trajneri i Dinamos, Mircea Lucescu, protestoi për këtë veprim të tifozëve turq dhe nuk doli fare në konferencën për shtyp, ndërkohë që për mediet ukrainase u shpreh: “Nuk prisja kore të tilla, ky është një turp i madh!”.

    Ambasadori ukrainas në Turqi, Oleksii Chernyshev i ka kërkuar klubit nga Stambolli t’i kërkojë falje popullit ukrainas, por ndryshe mendon Ali Koç, presidenti i Fenerbahces.

    Ky i fundit u shpreh i prerë dhe i palëkundur ndaj një kërkese të tillë. “Ne nuk kemi ndërmend t’i kërkojmë falje Ukrainës. Ata duhet të na kërkojnë falje për deklaratat e pafundme të ambasadorit ukrainas. Është fyerje për Fenerbahçen që ju pretendoni të kërkojmë falje“, deklaroi Koç.

    Edhe klubi i Fenerbahces ka lëshuar një deklaratë për media, duke thënë se si klub e kanë përkrahur Ukrainën nga fillimi, si moralisht ashtu edhe materialisht, duke zhvilluar edhe miqësore me Shahktar Donetsk.

    Fenerbahce ka shkruar se për disa fjalë të tifozëve në një pjesë të tribunës, klubi nuk mund të detyrohen të kërkojë falj

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark