Në botën e muzikës, më e paguara nga femrat është Taylor Swift. Me të ardhura që llogariten në 170 milionë dollarë, ylli i popit renditet e para në listën e revistës “Forbes”.
Fitimet e saj vitin e kaluar ishin dy herë më të larta se ato të konkurrentes më të afërt, britanikes Adele. Pjesën më të madhe të parave, 26-vjeçarja e ka siguruar nga turi botëror i albumit “1989”, i cili ka për titull vitin e saj të lindjes.
“Forbes” liston marrëveshjet e frytshme të marketingut me kompani të mëdha si “Diet Coke”, “Apple” dhe “Keds” si burimin tjetër kryesor të të ardhurave të këngëtares tepër të kuotuar të momentit.
Taylor i ka lënë pas të gjitha të tjerat me suksesin e saj fenomenal në turneun e fundit, thanë drejtues të revistës. Për Adelen, fituese të disa çmimeve “Grammy”, shumica e parave kanë ardhur nga shitja e albumeve.
E treta në listën e muzikanteve femra me të ardhura më të larta për 2016-n rreshtohet Madonna me 76.5 milionë dollarë; e katërta Rihanna, e cila ka spostuar në vend të pestë Beyoncen, ndersa Katy Perry, nga e para që renditej vjet, këtë vit ka zbritur në vendin e gjashtë.