Këngëtari i njohur, Art Abazi, raportohet se i ka dhënë fund lidhjes së tij disavjeçare me bukuroshen e quajtur, Rreze.
Dyshja, të cilët u fejuan në shkurt të këtij viti, thuhet se kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin.
Kështu është bërë e ditur edhe në emisionin Prive, në rubrikën ‘E vërtetë’ e ‘Pa vërtetë’.
Ata kanë fshirë të gjitha fotografitë e përbashkëta në Instagram, ndonëse publikonin thuajse çdo ditë nëpër vendet e ndryshme që vizitonin.
Madje, të njëjtit nuk ndiqen tashmë edhe në rrjetet sociale.
Megjithatë, një gjë e tillë akoma nuk është pohuar e as mohuar nga palët protagoniste.