Këngëtari i njohur italian Albano Carrisi i nohur më shumë si Al Bano, ka marrë shtetësinë shqiptare me një dekret presidencial. Shtetësia erdhi pas kërkesës që Albano Carrisi kishte bërë në Presidencën e Shqipërisë.
Dekreti i shtetësisë së këngëtarit Carrisi është lëshuar nga presidenti Bujar Nishani në datën 10 qershor 2016.
Al Bano në shumë intervista të dhëna në media të ndryshme, ka shpjeguar origjinën e emrit duke thënë se ia ka vënë i ati, i cili ka luftuar në Shqipëri gjatë Luftës së dytë Botërore, shkruan noa.al
“Është një lidhje mjaft e veçantë ajo që kam unë me Shqipërinë”, ka shprehur shpesh herë këngëtari Albano Carrisi duke cituar fjalët e babait të tij, Carmelo Carrisi.