Këngëtarja 24 vjeçare Rinesa Qeriqi, e diagnostifikuar me tumor në tru ka nevojë për ndihmë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Këngëtarja 24 vjeçare Rinesa Qeriqi, e diagnostifikuar me tumor në tru ka nevojë për ndihmë

    Insajderi
    08 May 2025 - 12:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rinesa Qeriqi, e njohur edhe me emrin skenik “Rinesancë”, po përballet me betejën më të madhe të jetës së saj: një tumor në tru.

    Këngëtarja 24-vjeçare, njëkohësisht edhe tekstshkruese e kompozitore, ka kryer dy ndërhyrje të rënda kirurgjikale në Spitalin St. Michael’s në Toronto, më 23 dhe 29 prill 2025. Aktualisht, Rinesa ndodhet në një qendër rehabilitimi pas operacioneve dhe pritet të nisë një trajtim të gjatë radiologjik për të përballuar këtë sfidë shëndetësore.

    Përballë kësaj sprove, Rinesa ka ndërprerë studimet dhe karrierën e saj muzikore, si dhe punën që e ndihmonte të mbulonte shpenzimet e jetesës në Toronto. Familja e saj prindërit dhe motra janë zhvendosur pranë saj për t’u kujdesur 24 orë në ditë, duke përballuar një barrë të rëndë financiare që dita-ditës po bëhet e pa përballueshme.

    Për këtë arsye, ata po mbledhin fonde për trajtimin e Rinesës pasi çdo ndihmë ka peshë të madhe për Rinesën dhe familjen e saj.

    Kushdo që ka mundësi dhe dëshirë mund të kontribuojë në linkun e mëposhtëm:

    Fundraiser for Rinesa Qeriqi by Lejdi Ago : Help Rinesa Qeriqi Fight Brain Tumor


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark