Artistja Britney Spears, nuk e mbështet dokumentarin e ri të saj në Netflix “Britney vs Spears”, të cilën e ka bërë të ditur “page six”.
“Ky është një dokumentar i paatorizuar, pa bekimin ose pjesëmarrjen e saj” ka shkruar një burim.
Netfliz ka publikuar trailerin e dokumentarit që do të transmetohet javën tjetër dhe do të eksplorojë betejën 13- vjeçare të Spears për kujdestarinë.
Regjisorja e dokumentarit Erin Lee Carr, tha në një intervistë për Los Angelos Times, se ajo është përpjekur të kontaktonte me Spears për projketin, por nuk ka marrë ndonjë përgjigjëje.
“Unë u përpoqa të kontaktoja në mënyrë të vazhdueshme” tha regjisorja.
Carr tha se i ka dërguar edhe letër këngëtares dhe se është e sigurt që ajo e ka lexuar, por sipas saj Britney është e fokusuar tek i fejuari i saj.