Këngëtarja me famë botërore, Taylor Swift, njoftoi mbështetjen e saj për Kamala Harris menjëherë pas përfundimit të debatit të kandidatit demokrat me Donald Trump përpara zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Unë do të jap votën time për Kamala Harris dhe Tim Walsh në zgjedhjet e 2024. Unë po votoj për Harrisin sepse ajo po lufton për të drejtat dhe qëllimet që besoj se kanë nevojë për një luftëtar për t’i mbrojtur ato. E vlerësoj që ajo është një lidere solide dhe karizmatike dhe besoj se mund të arrijmë shumë më tepër për këtë vend nëse udhëhiqemi nga maturia dhe jo kaosi”, shtoi Swift në postimin e saj.