Britney Spears është e dyshuar dhe aktualisht po hetohet pas një “mosmarrëveshje” të dyshuar me një punonjëse, e cila akuzon këngëtaren se e ka goditur në dorë.
Autoritetet po hetojnë Spears pasi dyshohet se ajo ka goditur një punonjëse gjatë kësaj jave.
Këngëtarja e hitit “Toxic”, 39 vjeçe, është e dyshuari në një hetim, ka treguar zëdhënësi i Zyrës së Policisë të Qarkut Ventura për E! News në një deklaratë.
“Mosmarrëveshja” dyshohet se ndodhi në shtëpinë e yllit të popit ditën e hënë, rreth orës 10 të mëngjesit.
Punonjësja pretendon se Spears e goditi me një telefon tek duart pasi “u përball me të” kur punonjësja u kthye nga një vizitë te veterineri. Punonjësja gjithashtu deklaron se Spears “goditi dorën e saj” edhe pse sipas policisë “nuk ishte lënduar”.
Autoritetet u thirrën në vendngjarje, por sapo mbërritën oficerët, ata mësuan se punonjësja ishte larguar nga shtëpia dhe kishte shkuar në stacionin lokal në Thousand Oaks, Kaliforni, për të raportuar incidentin e pretenduar. Autoritetet u përpoqën të kontaktonin me Spears për ta marrë atë, “por ajo nuk donte të fliste me ta.”
Policia do të dërgojë çdo rezultat që zbardhet nga hetimi në Zyrën e Prokurorisë të Qarkut Ventura, e cila do të shqyrtojë rastin dhe do të vendosë nëse do ta dënojë yllin e popit.
Avokati i Spears, Mathew Rosengart ka treguar në një deklaratë se nuk është “asgjë më shumë se një dhunë e supozuar” dhe shtoi “për një celular, pa asnjë goditje dhe padyshim asnjë dëmtim”, shkroi ai. “Çdokush mund të bëjë një akuzë. Kjo duhet të ishte mbyllur menjëherë.”