Insajderi
Show

Këngëtarja e njohur emocionon me shkrimin në përvjetorin e vdekjes së vëllait: Me një telefonatë mora lajmin se të humbëm përgjithmonë

Insajderi
21 November 2025 - 16:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Këngëtarja e njohur emocionon me shkrimin në përvjetorin e vdekjes së vëllait: Me një telefonatë mora lajmin se të humbëm përgjithmonë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Barbana Dini ka publikuar një dedikim në rrjetet sociale, duke kujtuar vëllain e saj të ndjerë, këngëtarin Ergi Dini, i cili humbi jetën më 21 nëntor 2016.

Në postimin, ajo rrëfen se lajmin tragjik e mori përmes një telefonate që i ndryshoi përgjithmonë jetën.

“Thonë se koha shëron çdo plagë, por nuk mund të them se është e vërtetë. Është thjesht një gënjeshtër më shumë për të ngushëlluar vetveten,” shkruan Barbana, duke shprehur dhimbjen e pashuar për humbjen e vëllait.

Ajo thekson se humbja e Ergit ka ndikuar thellë në jetën e saj, duke i ndryshuar perspektivën dhe duke e detyruar çdo ditë të mësohet me mungesën e tij.

“Uroj të kesh gjetur paqen e përjetshme së bashku me babin… derisa të takohemi sërish, i vogli im,” shton ajo në dedikimin prekës.

Postimi i plote:

Si iken 9 vite qe nga largimi yt vella?!Duken kaq shume vite por kaq i afert 21 nentori i vitit 2016, ku me nje telefonate mora lajmin se te humbem pergjithmone…

Thone se “koha sheron cdo plage” por nuk mund te them se eshte e vertete.Eshte thjesht nje genjeshter me shume per te ngushelluar veten…

Me ikjen tende sfidat e mia ndryshuan!Gjate ketyre viteve mesova si te jetoj duke me munguar ti, cdo dite ,sado kohe te kaloje…

Uroj te kesh gjetur paqen e perjetshme se bashku me babin…derisa te takohemi serish i vogli im…


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark