×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Keni kujdes, nëse foshnja juaj i ka këto shenja dërgojeni te mjeku menjëherë

    Insajderi
    01 March 2024 - 17:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sëmundja e një fëmije është një përvojë e vështirë për çdo prind. Shumë probleme mund të evitohen nëse simptomat shihen me kohë.

    Më poshtë ju paraqesim shtatë shenja të rëndësishme që tregojnë se shëndeti i fëmijës është i dobët dhe se nuk duhet të injorohet.

    Rritja e ndonjë nishani

    Nëse ndonjë shenjë asimetrike, me ngjyrë të pazakonshme ose e madhe (më shumë se 6mm) paraqitet në trup, ose një nishan ekzistues fillon të rritet, këto janë shenja se fëmijën tuaj duhet ta dërgoni tek ndonjë mjek.

    Rënia e flokëve

    Burimi i këtij problemi është me shumë gjasë, i fshehur brenda në trup. Arsyeja mund të jetë mungesa e vitaminave. Për ta gjetur arsyen e vërtetë, është e nevojshme ta dërgoni fëmijën te ndonjë pediatër.

    Ndryshimi në sjellje dhe humor

    Një rënie e papritur apetiti, probleme me gjumë ose rënie në lëvizje janë arsye të rëndësishme për ta çuar tek mjeku.

    Rritje të madhësisë së kokës

    Fontanella është absolutisht normale për foshnjat. Ajo mbyllet me kohë, por nuk duhet të rritet e të bëhet më e madhe. Nëse ndodh, mund të jetë shenjë e ndonjë sëmundjeje.

    Dëgjim i dobësuar

    Nëse foshnja nuk reagon ndaj kërkesave dhe nuk përgjigjet kur e thirrni atë në emër, ai ose ajo ka probleme me dëgjim. Kjo duhet të kontrollohet menjëherë tek ndonjë mjek.

    Etje e vazhdueshme

    Dëshira për të pirë shpesh mund të jetë shenjë e ndonjë problemi serioz. Në këtë rast, duhet ta takoni ndonjë mjek.

    Gërhimë të zhurmshme

    Gërhima e qetë nuk është shenjë e rrezikshme.

    Megjithatë,gërhima e zhurmshme mund të jetë tregues i probleme me frymëmarrje. Është e rrezikshme t’i injoroni këto simptoma, pasi mund të jenë shenja të ndonjë infeksioni.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark