Listës së gjatë të vendeve të botës ku kompania Frutex eksporton pijen energjike Golden Eagle i është shtuar edhe Kenia, shtet nga kontinenti Afrikan.
Kontingjenti i parë me Golden Eagle për në shtetin e Kenisë është nisur të Enjten, ku prezent ishte edhe Ministri i Tregtis dhe Industrisë, Endrit Shala.
“Është krenari për Kosovën që ka kompani sikurse kompania prodhuese “Frutex” e cila eksporton produktet e Republikës së Kosovës në 30 vende të botës dhe punëson afër 200 persona” tha Minstri Shala.
Tregu Afrikan e ka mirëpritur mirë Golden Eagle dhe si rezultat i kësaj ka ardhur edhe interesimi nga distributori i shteti të Kenisë, dhe pas vizitës në kompani është arritur marrëveshja me të njëjtin, për eksportin në këtë shtet.
Kompania Frutex, për momentin eksporton mbi 30 shtete të ndryshme të botës dhe në katër kontinente.