×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Keq ta pranojmë, keq të mos e pranojmë”, opozitari serb flet për planin e BE-së për Marrëveshje Kosovë-Serbi

    Insajderi
    07 March 2023 - 20:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Plan-Propozimi Evropian për Normalizim të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk është mirë të pranohet por edhe as të refuzohet nga Serbia, vlerësoi opozitari serb Dragan Gjillas, shkruan Insajderi.

    Serbia nuk guxon të hyjë në konfrontim me Evropën dhe Perëndimin, tha ai, derisa kritikoi edhe të partitë e ekstremit të djathtë të cilit bëjnë thirrje për refuzim kategorik të planit.

    “Për të gjithë ata që kanë qëllime të mira është e qartë se refuzimin i planit tashmë të pranuar, i cili nuk është i mirë Serbinë, nuk do të ishte mirë për Serbinë”, tha ai, siç e citoi Nova, përcjell Insajderi.

    Më tej ai kritikoi të ashtuquajturit patriotë serb të cilët bëjnë thirrje “për kthim të Kosovës në rendin kushtetues” të cilët i quajti “mashtrues” sepse për të gjithë është e qartë se “shqiptarët nuk duan të jetojnë në Serbi”.

    “Në vend se të shkohet në konflikte të reja dhe vetë-izolim e cila do ta kolapsonte edhe më tej Serbinë dhe të na margjinalizonte politikisht, Serbia duhet të shohë t’u sigurojë serbëve të Kosovës jetë më të mirë dhe paqësore”, u shpreh ai.

    “Çështja e të gjitha çështjeve është siguria e njerëzve tanë, e cila duhet siguruar, e ajo nuk sigurohet duke qenë në konfrontim me Evropën dhe Perëndimit”, tha mes tjerash ai.

    Më 17 mars në Beograd, e djathta ekstreme ka thirrur demostratë për të kundërshtuar pranimit e Propozimit të BE’së për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, plan ky i cili do të diskutohet më 18 maj në Ohër, ku edhe pritet pajtim rreth Planit të Zbatimit të këtij Propozimi./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark