Insajderi
Lajme

“Keqpërdorim i detyrës zyrtare”: Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për gjyqtarin e arrestuar

Insajderi
15 August 2026 - 19:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Keqpërdorim i detyrës zyrtare”: Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për gjyqtarin e arrestuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Avdirrahman Gashi, i cili u arrestua nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ndërkohë, seanca dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit pritet të mbahet rreth orës 20:00, te gjyqtari i procedurës paraprake.

Avdirrahman Gashi u arrestua më 14 gusht nga Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Njësinë e Veçantë Hetimore të Policisë së Kosovës, pas një hetimi që, sipas autoriteteve, kishte zgjatur disa muaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark