×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Keqpërdorimi i ujit – Dërgohet në prokurori një fabrikë për prodhimin e ujit

    Insajderi
    07 December 2023 - 16:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në një aksion gjithëpërfshirës në tërë zonën e mbulueshmërisë, e me efekt mos keqpërdorimin e ujit, Inspektorët rajonal të KRU ‘Hidrodrini’, në kontroll dhe verifikim kanë hasur në një keqpërdorues të madh, konkretisht një Fabrikë për prodhimin e ujit, me lokacion në rajonin e komunës së Pejës.

    Gjatë inspektimeve në perimetrin brenda hapësirave të fabrikës, janë gjetur e zbuluar dy lidhje ilegale, njëra Ø 100 dhe tjetra Ø 32.

    Nga këto lidhje ilegale, është konstatuar të jenë shkaktuar humbje të konsiderueshme të ujit të pijes.

    Pas verifikimeve dhe fakteve nga ana e kompanisë, rasti procedohet në Prokurori.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark