×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kërçeli e denoncon Përparim Ramën për dy lagje që po i neglizhon “Prishtina Parking”

    Insajderi
    20 September 2023 - 12:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, ka denoncuar kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Ramën, për neglizhim të lagjes “Lakrishtë” dhe “Santea” nga ana e “Prishtina Parking”.

    Kërçeli denoncimin e ka bërë me anë të një postimi në ‘Facebook’, teksa ka bashkëngjitur fotografi të vlugut të veturave të parkuara nëpër hapësirat e lagjeve përkatëse, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Pavarësisht se Komuna vendosi komercializimin e parkingjeve publike të lagjeve të Prishtinës, duke i bërë me pagesë edhe për veturat  e banorëve rezidentë, “Prishtina Parking” ka dështuar në zbatimin e këtij projekti. Banorë të lagjeve si Lakrishta apo Santea ankohen se “Prishtina Parking” i ka lënë këto lagje jashtë shërbimit”, ka shkruar ai.

    Kërçeli ka rikujtuar edhe premtimin e Ramës për parking të madh nëntokësor në Lakrishtë, por që s’është duke ndodhur.

    “Parkingu publik në Prishtinë ose duhet të jetë me pagesë për të gjithë e duke i favorizuar banorët rezidentë ose duhet të jetë siç ka qenë. Por, si me çdo gjë tjetër, projektet e P.Ramës ose nuk fillojnë fare ose dështojnë në gjysmë të rrugës”, tha ndër të tjera ai. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark