×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi / Insajderi

    Kërcënim, shantazh, ‘bisedë informative’ për t’ia marrë postin, denoncimi i Enver Rexhës kundër Ministrit Hajrulla Çeku

    Insajderi
    30 August 2023 - 17:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazeta Insajderi

    Drejtori i Institutit Arkeologjik të Kosovës (IAK), Enver Rexha ka dhënë një rrëfim të gjatë e me plotë akuza për Ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku.

    Ai këtë rrëfim për Insajderin e ka bërë një ditë pasi që direkt nga Ministri Çeku ka pranuar një letër me të cilën ai futet në komision disiplinor, dhe ku nga ky komision ndër të tjera Ministri kërkon që të suspendohet nga të gjitha funksionet.

    Në shkresën që e ka edhe Insajderi, Ministri Çeku e ngarkon Drejtorin Rexha me një seri shkeljes, sipas tij, dhe një seri dështimesh, por në këtë intervistë ai thotë se asnjëra nga to nuk qëndrojnë, por arsyeja është krejt tjetër.

    “Më ka thirrur në takim zyrtar. Ka dalë të jetë takim privat ku më ka kërkuar që të japë dorëheqje”, ka treguar në këtë intervistë Rexha, që të plotë e gjeni këtu:

    Ai ka treguar se iu kërkua që të jep dorëheqje, diçka që thotë që e ka bërë edhe me një seri drejtuesish të institucioneve kulturore e që ka arritur që ri largoi, me metodën që ai e quan “fshesa e Ministri Çeku”.

    Ai e akuzon Ministrin se e ka thirru në bisedë informative, një term që ishte përdorur nga organet e rendit të ish-regjimit të Sllobodan Millosheviqit, dhe se në këtë që ai e quan bisedë informative pos që ia ka kërkuar dorëheqjen edhe e ka kërcënuar e shantazhuar.

    Pasi që ai nuk ia dha dorëheqjen, thotë që ka nisur fushatë private kundër tij, deri tash kur edhe ka bërë komision disiplinor kundër Rexhës dhe në një letër të gjatë thotë se po e ngarkon me shkelje  e dështime që nuk janë të tijat.

    Në një takim tjetër të muajit qershor të këtij viti thotë se Ministri Hajrulla Çeku madje ka kërcënuar në prani të 7 arkeologëve që do ta mbyll Institutin Arkeologjik të Kosovës. Po ashtu, në p këtë takim, vet Ministri ua ka pranuar se si ministër ka dështuar në fushën e arkeologjisë.

    Rexha i ka thënë Insajderit në këtë intervistë që nuk do të ndalet, do t’i ndjek rrugët ligjore kundër vendimit të Ministrit Çeku, dhe se mendon që ai me këto veprime ka bërë edhe shpërdorim të detyrës zyrtare.

    Intervistën e plotë e gjeni këtu:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark