Insajderi
Botë

Kërcënime të rreme për bomba në disa shkolla në Gjermani

Insajderi
26 November 2024 - 00:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kërcënime të rreme për bomba në disa shkolla në Gjermani
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dymbëdhjetë shkolla në qytete të ndryshme gjermane pranuan e-maile me kërcënime për vënie të bombave, derisa policia kontrollonte ambientet e shkollës.

Siç raporton Bild, megjithatë doli se kërcënime për vënie të bombave dolën të jenë të rreme.

Sipas Departamentit të Policisë të Saksonisë së Ulët, shkollat ​​në Hanover, Erfurt dhe Leipzig u prekën nga kërcënimet. Në qytetin Stuhr afër Bremenit, aktivitetet u anuluan për shkak të kërcënimit.

Aktualisht policia e Bremenit me ndihmën e qenve të stërvitur po kontrollon të gjitha ambientet e shkollës Lisa Meitner. Hyrja në objektin e kësaj shkolle ishte rreptësisht e ndaluar.

Sipas agjencive të ndryshme policore, të gjitha kërcënimet janë dërguar me e-mail. Ndaj, për të koordinuar kërkimet për dërguesin, zyrat e policisë kriminale kanë krijuar një rrjet bashkëpunimi, tha një përfaqësues i policisë së Hanoverit.

Në Erfurt, kryeqyteti i shtetit gjerman të Turingisë, kërcënimet u dërguan në pesë shkolla. Gjithashtu, sipas policisë, disa mesazhe me të njëjtën përmbajtje kërcënuese janë gjetur në kuti postare mbrëmjen e së dielës vonë./Albinfo.ch


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark