×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kërcënimi i fortë i Moskës: Luftë NATO-Rusi nëse dërgohen trupa në Ukrainë

    Insajderi
    27 February 2024 - 17:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një konflikt i drejtpërdrejtë mes Rusisë dhe NATO-s, do të bëhej i pashmangshëm nëse aleanca ushtarake dërgon trupa për të luftuar në Ukrainë. Është paralajmërimi i fortë që vjen nga Kremlini, pak orë pasi presidenti francez i hapi derën mundësisë së dërgimit të forcave perëndimore në Kiev, edhe pse theksoi se konsensusi mbi një hap të tillë nuk ishte arritur.

    Thjesht fakti që po diskutohet mundësia e dërgimit të kontingjenteve të caktuara në Ukrainë nga vendet e NATO-s është një element i ri shumë i rëndësishëm. Në këtë rast, nuk do të flisnim më për mundësinë, por pashmangshmërinë e një lufte NATO-Rusi”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

    Sipas Rusisë, dërgimi i trupave të NATO-s në Ukrainë nuk do të ishte në interesin e perëndimit. Aleanca ushtarake nga ana e vet, ka nxituar të sqarojë se nuk ka në plan të dërgojnë forca në shtetin në luftë.

    Aleatët po i sigurojnë mbështetje të paprecedentë Ukrainës. Po e bëjmë që prej 2014 dhe e kemi intensifikuar pas luftës ruse. Por nuk ka plane për dërgimin e trupave luftarak në terren”, tha sekretari i përgjithshëm i aleancës Jens Stoltenberg.

    Gjithashtu një funksionuar i Shtëpisë së Bardhë, pohoi se shtetet e bashkuara nuk kanë ndërmend të ndërmarrin një hap të tillë. Rusia sakaq, deklaroi të martën se kishte parandaluar një sulm terrorist me armë kimike nga ukrainasit në rajonin e Zaporizhias./a2cnn/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark