×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Kërcënimi i KQZ’së nga Vjosa Osmani është baraz me vrasjen e anëtarëve të saj”

    Insajderi
    26 January 2021 - 11:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ilir Gashi, përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, është shprehur se deklarata e u.d e presidentit, Vjosa Osmanit, është e barasvlefshme me vrasjen e anëtarëve të KQZ-ës, raporton Insajderi.

    Sipas tij, ndërhyrja, shantazhi dhe kërcënimi i paprecedent i KQZ-ës nga Vjosa Osmani, është e barazvlefshme me vrasjen e anëtarëve të saj në diktaturë.

    Ai shton se Osmani e ka “mbytur” demokracinë.

    “Ishte privilegj dhe përgjegjësi t’i takoja një institucioni kushtetues e kredibil siq ishte KQZ. Nderhyrja, shantazhi dhe kërcënimi pa precedan ndaj këtij institucioni në demokraci nga Ushtruesja Osmani, është e barazvlefshme me vrajsen e anëtarëve të saj po të ishte sistem diktatorial nga dora e një diktatori! E ka mbytur demokracinë”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark