×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërcënimi me Arbitrazh, kontrata e majme me Telekomin, hetimet- Kush është Feim Pulaj që po dyshohet për evazion fiskal?

    Insajderi
    09 January 2024 - 15:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria e Prishtinës bashkë me Policinë e Kosovës kanë bastisur sot pronën e biznesmenit, Feim Pulaj. Sipas burimeve, Gazeta Insajderi raportoi se aksioni i Krimeve Ekonomike është duke u zhvilluar në hotelin “LakeSide” e cila është në pronësi të biznesmenit shqiptar nga Zvicra, Feim Pulaj.

    Ai po dyshohet për mospagim të detyrimeve tatimore që obligohet t’i paguaj në bazë të ligjeve të Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Feim Pulaj kishte rrezikuar ta dërgonte në Arbitrazh Telekomin.

    Pulaj është pronar i kompanisë “Advan Tech” e cila po ashtu është nën llupen e prokurorisë për një marrëveshje të dyshimtë me Telekomin e Kosovës që nga viti 2019.

    Një kontratë që ishte nënshkruar mes kompanisë “Advan Tech” dhe Telekomit të Kosovës nuk ka filluar të zbatohet kurrë. Kjo pasi që lidhur me këtë kontratë kishin nisur hetimet nga Prokuroia Themelore

    Hetimet kanë filluar bazuar në kallëzimin penal që ka bërë menaxhmenti i kaluar i Telekomit. Ky menaxhment ka ngritur dyshimet për disa pika të kontratës, të cilat i ka konsideruar si të dëmshme për ndërmarrjen. Në mesin e tyre është edhe ndarja e fitimit prej 60 për qind për kompaninë private, ndërsa 40 për qind për Telekomin.

    Kontrata është nënshkruar në fund të vitit 2019 nga ish-kryeshefi i ndërmarrjes Bedri Istrefi.

    Për këtë veprim të fundit të Telekomit, biznesmeni Feim Pulaj i është drejtuar Burbuqe Hanës, drejtoreshë në këtë ndërmarrje publike dhe Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

    Nga to ka kërkuar që të heqin dorë nga shpallja e kontratës së re dhe ta zbatojnë këtë aktualen me kompaninë e tij.

    Ndryshe thotë se kontesti mes tyre do të zgjidhet në organet e drejtësisë. Pulaj kishte deklaruar në vitin 2021 se kjo çështje rrezikon të shkoj në arbitrazh.

    Kjo na e hap rrugën me shku në Arbitrazh. Ne nuk jemi të interesuar të shkojmë në Arbitrazh. Jemi të interesuar me shku me punu. Kur e kam marre me ec përpara, me ec përpara Telekomi, jo me dëmtu atë”, ishte shpreh Pulaj.

    /Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark