×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kërcënohet teologu Bajrami pasi kishte thënë se “Turqia është shtet mik i shqiptarëve”

    Insajderi
    24 April 2023 - 19:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Teologu Mustafë Bajrami, kishte thënë se “Turqia është shtet mik i shqiptarëve”, por kjo deklaratë e Bajramit, duket se nuk i kishte pëlqyer dikujt, i cili e ka kërcënuar me jetë përmes një komenti në Youtube.

    Kërcënimi e kishte shqetësuar teologun, i cili e denoncoi rastin në polici.

    Mustafë Bajrami, tha në Info Magazine të Klan Kosovës se kjo nuk është hera e parë që dhe familja e tij kërcënohen.

    “E kam marrë seriozisht për shkak se personi i cili fshihet pas adresës në kanalin e tij në Youtube, ka mbi 5 mijë subsribes. Thirrjen e tij për vrasjen dhe likuidimin tim fizik e kam bërë serioz, më ka shqetësuar, ka shqetësuar familjarët e mi, aq më tepër prindërit e mi që i kam gjallë dhe janë të një moshe të shtyer”, tha Bajrami.

    “Nuk është hera e parë që unë kërcënohem me jetë, e me familje e me fëmijë. Ato nuk i kam marrë aq serioze sa kësaj radhe, andaj edhe kam reaguar me kohë duke u bazuar në këshillin e zyrtarëve të shtetit, se rasti është i një rrezikshmërie të konsideruar dhe e kam lajmëruar rastin me polici. Policia është duke punuar me aq sa kam kohë”, theksoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark