×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kërcënoi presidenten Osmani, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj Gjergj Dedajt

    Insajderi
    24 January 2024 - 17:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër ish-ambasadorit të Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, për kërcënim ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Themelores së Prishtinës, Laureta Ulaj.

    Ju njoftojmë se më 20.10.2023, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër personit me inicialet Gj.D., në drejtim të veprës penale “Kanosja”, nga neni 181 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, tha Ulaj.

    Dedaj e kishte konsideruar shkarkimin e tij nga pozita ‘hakmarrje politike‘, dhe e kishte përmendur kanunin ndaj presidentes Osmani.

    Përveç ligjit të unë dhe familja ime te Malësia e Gjakovës vepron edhe kanuni i Lekë Dukagjinit. Unë jam i ligjit, mirëpo na jemi shqiptarë. Nuk mundesh dikë që ja ki inati me e vra. Unë jam i rrezikuar nga Klani i Osmanit, i Vjosës dhe bashkëshorti i saj, nga njerëzit e saj dhe i listës Guxo. Nuk di që duhet me pasë kërcënim tjetër kur ta rrezikon jetën, të len të pafytyrë, të heqë prej listës së pagave”, kishte thënë Dedaj në Frontal.

    Pas kësaj deklarate të ish-ambasadorit, kabineti i presidentes kishte denoncuar Dedajn në organet e drejtësisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark