×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kërcënon Putin: Kushdo që e sulmon Rusinë, do të fshihet nga faqja e dheut

    Insajderi
    09 December 2022 - 16:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u zotua të premten se çdo vend që guxon ta sulmojë Rusinë me armë bërthamore ‘do të fshihet nga faqja e dheut’.

    Këto komente, Putin i bëri në një konferencë shtypi këtë pasdite, pas një takimi të krerëve rajonalë, raporton Daily Mail, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Presidenti rus tha se Rusia nuk ka synime për të nisur e para ndonjë sulm bërthamor, por se, nëse do sulmohej, është e përgatitur të përgjigjet fuqimisht, kushdo qoftë sulmuesi.  Këtë, Putin theksoi se do ta bënte përmes armëve të avancuara hipersonike që posedojnë.

    Njëherit, ai u tha gazetarëve se, në fund të fundit, do duhet të arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit të vazhdueshëm në Ukrainë, duke pretenduar se Kremlini ishte i hapur për këtë, por deklaroi se besimi në fuqitë perëndimore dhe ukrainase është “pothuajse zero”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark