×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kërkesa e Serbisë për mbajtjen e zgjedhjeve, Kurti takohet me ambasadorët ambasadorët e QUINT’it dhe BE-së

    Insajderi
    30 November 2023 - 21:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, janë takuar me përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian.

    Zyra e kryeminsitrit ka njoftuar se në këtë takim u diskutua edhe për kërkesën e Serbisë për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës.

    “Diskutuan për temat aktuale si dhe kërkesën e Serbisë drejtuar OSBE-së për mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e Republikës së Kosovës. Kryeministri theksoi se për këtë çështje ai ka informuar tashmë OSBE-në se për organizim të votimeve jashtë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë është e nevojshme një marrëveshje ndër-shtetërore dhe se kërkesa për një marrëveshje të tillë duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar. Ai shprehu keqardhjen e tij për mungesën e gatishmërisë se Serbisë për një marrëveshje të tillë që do të ju mundësonte shtetasve të Republikës së Kosovës që kanë edhe shtetësinë e Serbisë të marrin pjesë në zgjedhje sipas praktikave më të mira evropiane ndërshtetërore për votim nga jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark