×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Kërkesa nuk duhet me qenë që sektori publik të ketë më pak pushim, por që sektorit privat t’i imponohet kjo”

    Insajderi
    09 May 2023 - 12:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Teutë Rrusta nga Partia Social Demokrate ka thënë se pushimet zyrtare janë të mirëseardhura. Sipas saj kritikat janë pa vend.

    “Botërisht diskutohet ulja e ditëve të punës në 4 ditë, e tek ne është ba ankesē pse dy muaj të vitit kemi disa festa që imponojnë pushim. Dhe kjo pastaj po përdoret për të sha e mallkue “ata që kqyrin me fitu pa punu”, ka shkruar ajo në Facebook, transmeton Gazeta Insajderi.

    Madje ajo thotë se kërkesa nuk duhet me qenë që sektori publik të ketë më pak pushim, por që sektorit privat t’i imponohet kjo.

    “Konflikti mes këtyre sektorëve po prodhon tension mes punëtorëve, ndërkohë që shfrytëzimi vazhdon. Mos të harrojmë që edhe institucionet publike edhe ndërmarrjet private mbahen nga punëtorët. Ata përfitojnë nga puna jonë. Pushimi i takon secilit. Është nevojë jetike”.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark