Ish-sulmuesi i Feronikelit, Kaltrin Seferaj do ta vazhdojë karrierën te skuadra e Drenasit.
Pas përfundimit të sezonit 2021/22, shumë oferta erdhën në drejtim të Seferaj, por në fund sulmuesi arriti marrëveshje që nga sezoni i ardhshëm të jetë pjesë e KF Drenasit.
Interesim për sulmuesin kishte shprehur dhe SC Gjilani, por në momentet e fundit lojtari vendosi të mos i bashkohet “Skifterave”, mëson Olle nga burimet e afërta me lojtarin, raporton Olle, transmeton Insajderi.
Prezantimi i 19 vjeçarit pritet të ndodh gjatë ditëve në vijim, me lojtarin i cili ka firmosur kontratën me Drenasin dhe do të jetë pjesë e tyre nga faza përgatitore.