Aleanca Kosovare e Biznesit ka mbetur pa disa anëtarët e saj, të cilët për më tepër kanë kërkuar që shteti i Kosovës të ndërpresë komunikimin me AKB-në dhe të hetojë veprimtarinë e kësaj organizate.
Dorëheqjen prej AKB-se e kanë paraqitur dy nënkryetarët Burim Piraj e Skender Krasniqi, si dhe dy anëtar e tjerë të Bordit, Arsim Selmanmusaj, Hyseni Zogaj si dhe koordinatori i zyrës regjionale Diamont Elshani.
Dorëheqjen dhe kërkesat e tyre ndaj institucioneve shtetërore ata i kanë paraqitur përmes një letre./Insajderi.com