Ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak dyshimin se ka keqpërdorur buxhetin e FFK-së.
“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë përcaktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj A.A pranë Gjykatës Kompetente.”, ka thënë zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.
Që nga dita e djeshme, kur edhe u arrestua, Ademi po qëndron në Klinikën Kirurgjikale Torokale ku po merr trajtimin mjekësore për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.