×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kërkohet paraburgim ndaj dy zyrtarëve të Gjykatës Themelore në Prishtinë, dyshohen për korrupsion

    Insajderi
    31 January 2024 - 10:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dorëzuar kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj D.H dhe I.I., zyrtarë të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Të njëjtit dyshohen për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

    Kështu ka njoftuar Laureta Ulaj, zëdhënëse Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

    “Ju njoftojme se prokuroria ka paraqitur kerkese per caktimin e mases se paraburgimit ndaj dy te pandehurve, per shkak te keqperdorimit te detyres zyrtare”, tha ajo për Insajderin.

    Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi të hënën se janë ndaluar dy zyrtarët.

    “Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti për Krime të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion me urdhër të Prokurorit të Shtetit ka ndaluar personat me inicialet D.H. dhe I.I., zyrtarë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për shkak se të njëjtit dyshohen se kanë keqpërdorur detyrat zyrtare, më konkretisht dyshohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 i KPRK-së”, thuhej në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark