×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kërkohet paraburgim për një prej të dyshuarve që kishte mbetur i plagosur nga rasti në Kolovicë

    Insajderi
    28 March 2024 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Themelore do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit ndaj L.H, 25 vjeç, i dyshuar për “vrasje të rëndë” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    “Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e të dyshuarit L.H., për shkak të veprave penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas KPRK-së. Brenda afatit ligjor, prokuroria do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në gjykatën kompetente”, kanë thënë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

    L.H dyshohet për vrasjen e të martës ku Egzon Haliti mbeti i vrarë në vendin e ngjarjes, ndërsa u plagos edhe një grua që s’ishte e përfshirë në rast. Ajo vdiq të nesërmen në QKUK.

    I dyshuari 25 vjeçar ishte plagosur natën e krimit dhe më pas ishte dërguar në QKUK. Pasi i është përmirësuar gjendja, Policia ka njoftuar se ai është dërguar në mbajtje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark