×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kërkohet për katër vrasje, ja ku e gjeti policia ‘killerin’ shqiptar

    Insajderi
    11 June 2023 - 11:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë Elmindi Dyli, person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për konfliktin e Velipojës, ku një sherr për shezlongët u mori jetën 4 personave dhe la të plagosur dy të tjerë.

    Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se falë bashkëpunimit të ngushtë me zyrën e Interforcës italiane në Shqipëri, si dhe shkëmbimit të informacionit në kohë reale me Interpol Romën, autoritetet shqiptare mundën të shtinin në pranga Dylin, i cili fshihej në “Rimini”.

    Masakra ndodhi mesnatën e 27 qershorit 2021, ku konflikti banal për shezlogët degjeneroi në përplasje me armë rreth orës 00:30 dhe u mori jetën Kujtim Ferracakut 59 vjeç, Xhovani Gocajt 25 vjeç, Edmond Gocajt 38 vjeç dhe Myzerim Zenelit 20 vjeç.

    Sakaq, të plagosur mbetën Hasan Ferracaku 54 vjeç dhe vetë Elmilind Dyli asokohe 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirë në konfliktin e armatosur.

    Ngjarja e rëndë ndodhi pranë hotel ‘Gocaj’ dhe dyshohej se në përplasjen mes palëve u përdorën më shumë se një armë. I riu Elmilind Dyli rezultonte në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vrasja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

    Pas verifikimeve të thelluara të kryera ndërmjet Policisë shqiptare dhe asaj italiane, është bërë identifikimi i Dylit mëngjesin e sotëm dhe pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark