×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kërkohet shkarkimi i logopedit që abuzoi me 3 vjeçaren autike

    Insajderi
    24 January 2023 - 12:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Iljasa Fazliu, logopedi që abuzoi me 3 vjeçaren me autizëm ishte kthyer javen e kaluar në punë në Klinikën e ORL-së, në QKUK.

    Kthimi në punë i logopedit Fazliu është bazuar në vendimin e lëshuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ku i njëjti nuk ka dënim të formës së prerë.

    Qendra për Informim dhe Përmirësim Social ka kërkuar sot shkarkim e tij për abuzim.

    “I njëjti ka mbajtur pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Shefit të Shërbimit të Logopedisë në Klinikën e Otorinolaringologjisë pa pasur licencë nga Oda e Infermierëve të Kosovës, ashtu siç kërkohet për të praktikuar punën logopedët. Pas zbardhjes së rastit, Iljasa Fazliu është ulur nga pozita e U.D. dhe është arrestuar për shkelje të Ligjit të Shëndetësisë, ku është mbajtur në paraburgim për një kohë”, thuhet në njoftim.

    Sipas tyre ShSKUK me kthimin e Fazliut në punë po i vendos në rrezik fëmijët.

    “Me këtë vendim, ShSKUK i vendosë në rrezik të abuzimit të mëtejshëm të gjithë fëmijët të cilët mund të kërkojnë trajtim nga logopedi, çkamund të shkaktojë, ndër të tjera, çrregullime të depresionit, ankthit, apo të shfaqë mendime për vetëvrasje. Kjo gjithashtu e forcon normalizimin e dhunës, duke e bërë atë institucionale dhe të pandëshkueshme. Për ne, kjo është e pa pranueshme. Andaj, ne kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të Iljasa Fazliut nga ShSKUK dhe të komisionit disiplinor të cilët e kanë mundësuar kthimin e tij”, përfundon reagimi.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    20 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark