×
  • Sport
  • Sport

    Kërkoi dje zëvendësimin – Camavinga rrezikon ndeshjen kundër Manchester Cityt

    Insajderi
    14 May 2023 - 10:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Real Madrid fitoi 1-0 ndaj Getafes dhe tani fokusi total është përqendruar te Manchester City.

    Të mërkurën do të zhvillohet në “Etihad” gjysmëfinalja e kthimit në Champions League.

    Eduardo Camavinga ndjeu shqetësime në gju dhe kërkoi zëvendësimin gjatë minutave të fundit të sfidës.

    Gjendja e “xholit” francez shqetëson trajnerin Carlo Ancelotti, i cili shpreson që dëmtimi i talentit francez të mos jetë serioz.

    Camavinga ndodhej në formë fantastike. Përveç rolit të mesfushorit, 20-vjeçari është aktivizuar edhe si mbrojtës i djathtë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark