×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Kërkojmë më shumë informacione” – BE deklarohet për heqjen e licensës së MTS-së serbe nga Qeveria e Kosovës

    Insajderi
    18 August 2023 - 20:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bashkimi Evropian kërkon “më shumë informacione” në lidhje me revokimin e licensës së MTS-së nga Qeveria e Kosovës, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

    “Bashkimi Evropian është duke kërkuar më shumë informacione nga të dyja palët për t’i kuptuar implikimet e vendimit në Marrëveshjen e vitit 2013 dhe konkluzat e vitit 2016 për telekomunikacionin”, ka thënë ai, në një përgjigje për REL.

    Në bazë të Marrëveshjes së Brukselit për Telekomunikacionin e Kosovës dhe Serbisë, kompania MTS d.o.o. ishte themeluar që atëherë; ndërsa më 2016 e njëjta kompani ka marrë licensën për të operuar brenda ligjeve kosovare. E njëjta kompani është nën pronësi të “Telekom Serbia”.

    Qeveria e Kosovës ia ka revokuar licensën me arsyetimin se është regjistruar në bazë “dokumenteve kundërkushtuese”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark