Banorët e fshatrave të Llapit, çdo ditë po e rikonfirmojnë mbështetjen e madhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Këtë mbështetje, banorët e Kërpimehut me rrethinë ia kanë konfirmuar nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu, i cili është kandidat për deputet.
“Banorët e Kërpimehut me rrethinë edhe njëherë sontë rikonfirmuan mbështetjen për Lidhjen Demokratike”.
“Ne do të mbetemi të përkushtuar për përfaqësim dinjitoz dhe për të ofruar mbështetjen e merituar për banorët e kësaj ane. #LDK132✅, #AgimVeliu✅”, ka shkruar Veliu në rrjetin social Facebook. Insajderi.org