Ai shtoi se Siria është ende “në shumë mënyra jashtë kontrollit”. Kerry theksoi se bisedime legjitime politike për Sirinë nuk mund të realizohen nëse forcat qeveritare dhe rebelët nuk nënshkruajnë marrëveshjen për armëpushim.
Jubeir, nga ana tjetër, i dënoi luftimet e ashpra në dhe përreth Aleppos, dhe i cilësoi si “shkelje të së drejtës ndërkombëtare humanitare.”
Rusia tha gjatë fundjavës se nuk do të kërkojë nga forcat e Assadit që t’i ndalin sulmet ajrore në Aleppo.
Moska pretendon se ato sulme kanë në shënjestër militantët e Shtetit Islamik, të cilët nuk janë të përfshirë në armëpushimin e ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët. /rel