×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “KESCO e merr rrymën 2,90 euro, qytetarëve ua faturon 14,45 euro”

    Insajderi
    18 January 2024 - 12:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, iu ka bërë ftesë deputetëve të Kuvendit që ta votojnë rezolutën e partisë së tij për uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe heqjen e bllok tarifës.

    Ai përgjatë kërkesës ka bërë një krahasim me atë se sa e blen KESCO rrymën nga KEDS-i dhe sa e faturon tek qytetarët.

    “Nëse e shohim çmimin për megavat, se sa e merr KESCO në KEK është vetëm 2 euro e 90 centë, pra kushton kilovati. Ndërsa, neve qytetarëve me tarifën e ulët na e faturon 3.34 centë, me tarifën e ulët pjesën e natës, ndërsa me tarifën e lartë nën 800 kWh është 7.79 centë. Pra, më shumë se 100 për qind. Nëse shkojmë mbi 800kWh, tarifa e ulët është 6.81 centë, ndërsa tarifa e lartë mbi 800 kWh shkon 14.45 centë. Pra, prej 2 e 90 sa e merr në KEK, neve me tarifën e lartë mbi 800 kWh na e faturon 14 euro e gjysmë, pra gati 500 përqind”, ka deklaruar shefi i GP-së së PDK-së në Kuvend.

    Ai një gjë të tillë e ka quajtur plaçkitje.

    “Prandaj, kolegë deputetë është e papranueshme me vazhdu edhe në vitin 2024 me pagu fatura të tilla të energjisë elektrike, kur nevoja për import ka qenë vetëm 5 për qind. 95 për qind e energjisë elektrike është prodhuar nga prodhimet vendore. Në anën tjetër, çmimi shkon deri në 500 për qind në tarifën e lartë mbi 800 kWh, kjo është e papranueshme. Duhet ta kundërshtojmë. Nuk mundemi me leju me u gjobit në forma të tilla. Kjo është plaçkitje”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark