×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Këshilli i Evropës: Dështimi në përballjen me të kaluarën rrezikon paqen në rajonin e Ballkanit

    Insajderi
    23 November 2023 - 19:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këshilli i Evropës ka publikuar të enjten një raport sipas të cilit dështimi në përballjen me krimet e luftës të kryera në ish Jugosllavi gjatë viteve të ’90-ta, po rrezikon paqen në rajon.

    Raporti thekson se kur kanë kaluar thuajse tri dekada nga përfundimi i luftërave që copëtuan rajonin e ish-Jugosllavisë, pajtimi mbetet i paarritshëm.

    “Ka hapa pas në proceset e përballjes me të shkuarën dhe kjo përkon me rënien në shkallë më të gjerë të respektimit të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në disa vende të rajonit”, thuhet në raport.

    Llogaridhënia për krimet e luftës është larg të qenit e plotë, thekson raporti, “ndonëse në rajon ka pasur përpjekje të shumëfishta për të siguruar llogaridhënien penale, përfshirë një gjykatë plotësisht ndërkombëtare për krimet, gjykime të brendshme për krimet e luftës si dhe mekanizma të ndërkombëtarizuar ose hibridë të llogaridhënies”, thuhet aty.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark