Këshilltari i presidentit Amerikan, Joe Biden, Derek Chollet, me një postim në Twitter ka treguar se ka diskutuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për cështjen e targave.
“Bisedova me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, sot për të diskutuar rëndësinë e shmangies së tensioneve dhe shtyrjes së zbatimit të rregullave të reja të targave, pa konfiskime apo gjoba”, tha Chollet.
Ai tutje, ka treguar se ndër të tjera është biseduar edhe për partneritetin Kosovë-ShBA dhe synimete përbashkëta për avancimin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Kosovës.
“Gjithashtu diskutuam për partneritetin tonë dhe synimet e përbashkëta për avancimin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Kosovës,” përfundoi diplomati amerikan.
Lexo edhe:
Për bisedën ka treguar edhe Kurti në Twitter, por nuk ka dhënë detaje të bisedës, duke shkruar se sundimi i ligjit shkon krah për krah me paqen, sigurinë dhe demokracinë.
“Sot fola me Këshilltarin Special Amerikan, Derek Chollet dhe e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën në integrimin euroatlantik. Siç tregohet në @TheWJP Raporti i vitit 2022, Kosova është renditur e para në WB6 dhe e dyta më performancë të përmirësuara në nivel global. Ne përsëri dëshmojmë se sundimi i ligjit shkon krah për krah me paqen, sigurinë dhe demokracinë”, shkroi Kurti./Gazeta Insajderi/
Lexo edhe: