×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Kurtit bën deklarimin e çuditshëm të pasurisë: Dy banesa me vlerë mbi 100 euro, një shtëpi në vlerë 12 euro e 50 centë

    Insajderi
    20 April 2024 - 14:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ideologu kontroverz i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Feraj, të cilit iu është besuar pozita e këshilltarit nga vetë kryeministri Albin Kurti, shpesh është diskutuar për deklarimet e çuditshme.

    Kësaj radhe ai në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit ka deklaruar se banesa e tij kushton vetëm 46.55 euro.

    Feraj ka deklaruar se vlerë po aq “modeste” ka edhe banesa e tij tjetër, sipas tij, ajo vlen 69 euro e 30 centë.

    Si dhe shtëpia e tij ka deklaruar se kap vlerën 12.50 euro.

    Ndërsa para të gatshme ka deklaruar se i ka 2 mijë e 600 euro dhe 10 mijë lekë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark