×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Këshilltari i Kurtit i reagon Muhaxherit: Krahasimi i kryeministrit tonë me Kasapin e Ballkanit tradhti kombëtare

    Insajderi
    05 July 2023 - 11:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Jusuf Ulaj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, i ka reaguar kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxherit i cili e krahasoi qasjen e Kurtit në Veri me atë të Millosheviqit në vitin ’89 të ndaj Kosovës.

    Sipas Ulajt, deklarata e Muhaxherit është tradhti kombëtare. Prandaj, ai ka kërkuar nga kryetari i Pejës të kërkojë falje dhe të largohet nga pozita që mban.

    “Krahasimi i Kryeministrit tonë me kasapin e Ballkanit është më tepër se skandal! Është tradhëti kombëtare, prandaj duhet të kërkoj falje publike dhe të largohet sa më parë nga pozita që mbanë”, është shprehur ai.

    Reagimi i plotë:

    Peja ka pësuar shumë keq gjatë luftës së fundit; është djegur e shkatërruar me shumë të vrarë, të zhdukur e të dhunuar. Nëse Gazi ka harruar, qytetarët e Pejës akoma i vuajnë pasojat dhe jetojnë me dhimbje të madhe shpirtërore. Krahasimi i Kryeministrit tonë me kasapin e Ballkanit është më tepër se skandal! Është tradhëti kombëtare, prandaj duhet të kërkoj falje publike dhe të largohet sa më parë nga pozita që mbanë. Sa më shumë që rrin aty, aq më shumë do të kundërmon! Nuk ia kemi borxh që të na dëmtojë kaq shumë në këtë fazë të presionit të padrejtë që i bëhet vendit tonë. Qytetarët në përgjithësi e pejanët në veçanti, nuk duhet t’ia falin!

    Nëse nuk ka reagim personal e partiak nga “institucionalistët” post rugovian, reagimi qytetar është imperativ dhe i pritshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark