×
  • Lajme
  • Insajderi

    Këshilltari i Kurtit i shkon Bahtirit në Mitrovicë: U morëm vesh edhe për kujdes në komunikim

    Insajderi
    18 September 2021 - 18:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Arbër Zaimi është takuar me kandidatin për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri. Zaimi ka shkruar në Facebook se me Bahtirin janë marrë vesh edhe për kujdes në komunikim.

    Sipas Zaimit, Mitrovicën do ta fitojë kryetari aktual Bahtiri.

    “Falënderoj Faruk Mujkën që mori përsipër ndërmjetësimin në këtë përballje me Kingun. Hera e parë që Agim Bahtiri garon si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje. Mitrovicën do ta fitojë Agimi, sepse është i vetmi nga garuesit që nuk e lejon vendosjen e kufirit në Ibër, por jemi marrë vesh me të edhe për më shumë punë, programe sociale, dhe kujdes në komunikim”, ka shkruar Zaimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark