Treni që është nisur këtë të shtunë nga Beogradi është ndalur në Rashkë të Serbisë dhe nuk është lejuar që të hyjë në territorin e Republikës së Kosovës.
Shefi i kabinetit të kryeministrit Isa Mustafa, Sokol Havolli, ka publikuar fotografi pak moment në parë, ku shihen bashkë me Mustafën edhe ministrat, Enver Hoxhaj, Skënder Hyseni, Kujtim Shala, Arban Abrashi, Lutfi Zharku dhe këshilltarën e kryeministrit Vlora Dumoshi.
Havolli ka shkruar se “Mençuria e bën fuqinë”, me gjasë referuar arritjes së ndaljes së trenit që të mos futet në Kosovë. /Insajderi.com