×
  • Lajme
  • Lajme

    Kështu do të mbajë moti në fundjavë

    Insajderi
    23 December 2022 - 19:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

    Sipas Institutit, vranësirat në pjesën e dytë të ditës vende –vende parashihen të sjellin riga shiu.

    “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius”.

    “Të dielën mot kryesisht i qetë me vranësira të pjesshme dhe rreze dielli. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Gjatë vikendit do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njofitim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark