Të dyja artistët kanë paralajmëruar se do sjellin një projekt muzikor.
Megjithatë, kjo informatë deri më sot ka qenë vetëm një aludim sepse nuk kemi pasur diçka konkrete nga Dafina apo Arilena,.
Ndërkohë, sot, Arilena e ka konfirmuar bashkëpunimin duke zbuluar posterin e këngës dhe titullin.
“Thirr policinë”, mban titullin projekti muzikor i cili do lansohet javën e ardhshme
“Çdo herë kudo Une & Ti ..x @dafina.zeqiri VIDEO MUZIKE po vjen! 1 javë deri sa ne e thërrasim POLICIN”, shkroi Arilena në përshkrimin e postimit.
Ndryshe, ky është prodhimi i parë i këngëtareve së bashku