×
  • Showbiz
  • Show

    Kështu duket Era Istrefi për Halloween

    Insajderi
    30 October 2022 - 09:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këngëtarja e njohur, Era Istrefi, ka rikthyer një nga dukjet ikonike të modeles britanike, Kate Moss për Halloween.

    Biondja ka vendosur që për këtë Halloween të shfaqet si ylli i IMG Models që bëri këtë paraqitje për revistën Playboy në vitin 2014.

    Kate kishte të veshur një kostum të zi me disa elemente të bardha, ndërsa artistja shqiptare zgjodhi të njëjtin të kthyer në rozë.

    “Rikrijim i kësaj ikone”, ka shkruar Istrefi.

    Krahas Erës, një numër i personazheve të famshëm kanë zbuluar dukjet e personazhet që kanë realizuar për këtë festë.

    Së fundmi ishte prezantuesja Bora Zemani, e cila u fut në personazhin e Elvira Hancock nga drama “Scarface”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark